Fillon mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes (Foto)

E plotësuar:Kryesia e Vetëvendosjes është mbledhur në një takim në selinë e tyre në lagjen “Arbëria”. Në selinë e VV-së pak momente më parë ka ardhur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
E plotësuar: Ka filluar të mbahet mbledhja e Kryesisë së lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, pak minuta para se të fillojë mbledhja e Kryesisë, Aida Dërguti ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e VV-së dhe nga udhëheqja e Qendrës së VV-së në Vushtrri.
Liderët e VV-së arrijnë në seli, së shpejti fillon mbledhja
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tashmë ka arritur në selinë e kësaj partie për mbledhjen e kryesisë, e cila ishte paralajmëruar për në ora 14:00.
Në selinë e VV-së tashmë kanë arritur edhe Adem Mikullovci, Sami Kurteshi, Dardan Sejdiu, Mytaher Haskuka, Albulena Haxhiu, Rexhep Selimi, etj.
Mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes ka ardhur pas zhvillimeve të fundit në këtë parti, ku deputetja Aida Dërguti ofendoi ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. /Telegrafi/
































































