Një nga shkrimtarët më të njohur të pjesës së dytë të shekullit XX, Charles Bukowski, sot do të festonte ditëlindjen e tij të 99-të. Disa nga veprat më të njohur të poetit dhe romancierit që ende debatohet për stilin e tij të të shkruarit, janë si më poshtë:
“Ham on Rye” – i përkthyer në gjuhën shqipe si “Bukë me sallam” – është romani i katërt i Bukowskit që shtjellon historinë e personazhit Henry “Hank” Chinaski. Hank është në fakt vet alter-egoja e Bukowskit, ndaj shumë momente të prekura në këtë libër janë të bazuara në jetën reale të autorit.
“Post Office” apo “Posta”, është romani i parë i Bukowskit, i shkruar në kohën kur autori heq dorë nga puna si postier. Ngjarja zhvillohet në Los Angjelos të Kalifornisë. Personazhi kryesor, Henry pra, punësohet si postier, por më pas heq dorë nga kjo punë dhe nis të shkruajë. Pas kësaj eksperience të re, rikthehet në postë me një pozitë tjetër – si nëpunës. Me fjalë të personazhit e sipas pikëpamjes së autorit, jeta aty përshkruhet me përbuzje dhe me humor.
“Hollywood” (Hollivudi) – që konsiderohet si vazhdimi i “Factocum”-it – tregon jetën e shthurur të protagonistit Henry. Në këtë vepër autori tregon prapaskenat e shkrimit të skenarit për kult-filmin “Barfly” (ku luajnë Mickey Rourke dhe Faye Dunaway). Gjithashtu, sikurse edhe në romanet tjera, nëpërmjet Hankut tregohet ndër të tjera abuzimi i autorit me alkoolin.
Shpeshherë, është gjuha vulgare që e shton interesin e lexuesve për Bukowskin. Kjo vlen sidomos për veprat gjysmë-autobiografike, “Post Office”, “Ham on Rye” dhe “Hollywood”. Sepse, Bukowski merret me njerëzit e rëndomtë dhe me problemet e tyre sociale dhe ekonomike, për çka revista “Time” më 1986 e cilëson si “laureat të jetës së ultë amerikane”, ndërsa për kritikun Adam Kirsch, alter-egoja Henry Chinaski është “hero i ‘pulp-fictionit’”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?