Rruga më e mirë për njohjen e instinkteve të ndrydhura është ëndrra, sepse tek ëndrra individi shikon realizimin e një dëshire të ndrydhur (Frojdi)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Libidoja konsiderohet si shtysë seksuale e individit: thuhet se është një nga burimet themelore të energjisë për gjithë jetën mendore, sipas Frojdit, sëmundjet psikiatrike shpesh mund të kenë si shkas orientimin e keq, të pamjaftueshëm të libidos.
Gjithashtu Frojdi shkruan se Libidoja është vazhdimisht dhe rregullisht me thelb mashkullor, pavarësisht ku janë shfaqet, te burri apo te gruaja. Në fillim libidoja zhvillohet në mënyrë të barabartë te të dy sekset.
Frojdi ka nxjerrë një fakt, rëndësia e madhe e të cilit nuk ishte e njohur para tij: erotizmi mashkullor lokalizohet te penisi, ndërkohë që femra ka dy sisteme erotike të ndara, njeri është sistemi klitoridian, që zhvillohet në stadin foshnjor dhe tjetri është sistemi vagjinal që shpërndahet pas pubertetit. Kur djali arrin fazën gjenitale, dhe evolucioni i tij ka marrë fund.
Dukuritë e Zotit, të natyrës:
1. E njëjta ndodh edhe me bletët: Veza e virgjër e bletës duke u riprodhuar nëpërmjet partenogjenezës jep vetëm meshkuj, ajo e pleshtit të bimëve jep vetëm femra. Vezët e fekonduara, ndoshta përveç vezëve të merimangave, diferencohen nga ndryshueshmëria e njërës nga dy tipat e gametës: ndër gjitarët spermatozoidet kanë mundësi mashkullore edhe një mundësi femërore.
Për dy sekset procesi i fekondimit dhe fillimi i zhvillimit embrional kryhet në mënyrë të barabartë. Bleta mashkull bashkohet me mbretëreshën në fluturimin e saj martesor, meshkujt e tjerë kthehen pranohen në koshere ku kalojnë një jetë të plogësht dhe të mërzitshme, ata e fitojnë të drejtën për të jetuar me një punë të pandërprerë, në të vërtetë mbretëresha është skllave e kosheres, ajo pjell pa pushim derisa të plaket, dhe të rritet trashëgimtarja e saj: mbretëresha jeton deri në tre vjet, kurse bletët jetojnë një stinë, deri në gjashtë muaj.
2. Milingonat – meshkuj janë të vetëdijshëm që masakrohen në çdo kohë: në çastin për t’u çiftuar të gjitha milingonat largohen nga foletë dhe shkojnë drejt femrave, kur takohen dhe fekondojnë, kurse meshkujt vdesin menjëherë të dërrmuar nga lodhja. Ndryshe milingonat punëtore nuk i lejojnë të hyjnë brenda në fole, ato i vrasin ose i lënë të ngordhin urie, por edhe femrat e fekonduara kanë një fat të trishtueshëm: ato zhyten të vetmuara në tokë dhe shpesh vdesin nga lodhja duke bërë vezët e para, ato jetojnë të mbyllura.
3. Dashnori i vërtetë do të zotërojë tërë pasurinë e jetës, femra për të është tërë fauna dhe tërë pasuria tokësore: ajo është gazelë, drenushë, zambak dhe trëndafil, ajo është aroma e jetës, ajo është diamant, ajo është gur i çmuar, sedef, agatë, perle, mëndafsh, freski, oksigjen, dritë, diell, rreze, ajër, flakë, tokë dhe ujë.
E gjithë bota të gjithë dashnorët, të gjithë poetët, të gjithë shkrimtarët nga Lindja dhe Perëndimi e kanë metamorfizuar trupin e femrës me lule, me fruta, me muzikë nga mesjeta në epokën moderne, nga antologjia e pafundme kushtuar femrës. Burri nga zotërimi i gruas pret, kërkon më shumë sesa t’ia plotësojë një instinkt.
Gruaja është objekt i privilegjuar përmes së cilës burri robëron, sundon botën, natyrën. Mashkulli ka lëshuar rrënjë të thella në zemrën e dashurisë, ai herë pas here është gati të sakrifikojë, si merimanga mashkull t’i dorëzohet femrës në lojën e dashurisë: për marinarin, deti është grua e rrezikshme, e pabesë, e vështirë, për të sunduar, por ai i vetëdijshëm do t’u nënshtrohet përpjekjeve si rebel dhe i keq që është, pavarësisht nga sakrificat, dëshirat, malli për femrën është i pafund: perandoritë e mëdha janë shkatërruar.
4. Ndarja e sekseve dhe e obligimeve është shumë e ndërlikuar, ndarja e dy mënyrave në këtë degëzim, me përjashtim të kurrizorëve. Nëna është ajo që mban me pjellën e vet lidhje më të ngushta, ndërsa babai nuk e çan shumë kokën për pjellën e vet: organizmi i femrës është pronë e mashkullit.
5. Që në muajt e parë te femrat lindja shoqërohet shpesh me mungesë oreksi dhe me të vjella, gjë që nuk ndodh tek asnjë kafshë shtëpiake femër dhe që shfaq revoltën e organizmit kundër llojit që e rëndon atë: organizmi varfërohet me fosfor, kalcium, hekur. Mungesa e këtij të fundit ka si pasojë vështirësinë për t’u plotësuar, metabolizmi gjallëron sistemin endoktrinian, sistemi nervor negativ është në një gjendje të shtuar acarimi: sa i përket gjakut, pesha e tij specifike zvogëlohet, organizmi është anemik, i ngjashëm me organizmin e agjëruesve, të të paushqyerve që kanë pësuar humbje të gjakut, dhe që sapo kanë filluar të shërohen.
Në tërësi meshkujt janë më me fat. Jeta e tyre mashkullore/gjenitale nuk e kundërshton ekzistencën. Ajo rrjedh në mënyrë të vazhdueshme, pa probleme dhe kriza të ndryshme. Gratë mesatarisht jetojnë po aq sa edhe burrat, por ato sëmuren shumë më shpesh dhe kanë shumë periudha kur nuk e ndjejnë veten mirë.
6. Hebrenjtë e epokës biblike kanë pothuajse të njëjtat zakone si arabët, patriarkët janë poligami dhe mund t’i dëbojnë gratë sipas tekeve të tyre. Ata kanë kërkesa të ashpra dhe duan që nusja t’i jepet burrit e dirgj: po e prishte nderin/kurorën vritej me gurë, ajo kyçej brenda punëve të shtëpisë në pajtim me portretin e gruas së fortë.
7. Grekët, zakonet e grekëve mbeten shumë afër zakoneve orientale, megjithatë ata nuk e praktikojnë poligaminë. Mbajtja e një haremi për ata ka qenë një barrë e rëndë.
Vetëm Sallamoni i pasur, me sulltanët e pasur, mund t’ia lejonin vetes luksin e një haremi të madh: burri i zakonshëm kënaqej me tri apo katër gra, fshatari nuk kishte më tepër se dy gra. Përveç në Egjipt ku nuk kishte prona të veçanta toke, shqetësimi për të ruajtur të paprekur trashëgiminë çoi në dhënien e të drejtave të veçanta djalit më të madh mbi trashëgiminë e babait: me këtë gjë u vendos një hierarki midis grave: nëna e trashëgimtarit gëzoi një autorizim shumë më të lartë nga ai i grave të tjera.
8. Menandri shkruan: në tokë dhe në det ka shumë përbindësha, por përbindëshi më i madh nga të gjithë është përsëri gruaja. Gruaja është nami që ju ndjek hap pas hapi. Kur gruaja fiton njëfarë autoriteti, atëherë nisin ankesat për arrogancën e saj. Në qoftë se mashkulli i varfër martohet me një grua të pasur, ajo do ta bëjë edhe skllav edhe të varfër. Gruaja greke mbahet shumë e mbyllur ndaj edhe nuk qortohet fort si e lirë në zakonet e saj, nuk fajësohet për çështje të ndryshme. Burrave u ngarkohen detyrat dhe shërbimet e martesës, pavarësisht se nuk njihej asnjë e drejtë, gruaja kishte një nivel të rëndësishëm në familje dhe gëzonte njëfarë pavarësie.
a. Në një kope lopësh dhe në mungesë të tarakut, lopët e shpikin një tarak, i cili e merr rolin për t’i prirë kopesë, dhe luan rolin e tarakut.
b. Në mungesë të gjelit, pulat grinden mes vete për të zënë vendin më të mirë në oborr dhe vendosin mes tyre një hierarki. Këto pula në mungesë të gjelit e shpikin një gjel.
c. Merimanga mashkull ikën si prej dreqit nga merimanga femër, sepse pas marrëdhënies, merimanga femër e ha mashkullin. Përse atëherë merimanga mashkull rrezikon vetë, përse bën vetëvrasje, sepse instinkti është aq i fortë, saqë nuk mund t’i shmanget.
d. Tartabiqi (jeton në dërrasa të vjetra si morr), femra nuk ka vrimë për marrëdhënie, prandaj për të bërë marrëdhënie është e pamundur. Tartabiqi mashkull në fillim bën një vrimë: sa herë që bën dashuri mashkulli duhet të përgatisë terrenin, femrës i bën një vrimë dhe aty bën marrëdhënie. Ajo e lejon vullnetarisht, pavarësisht se kjo vrimë shkakton dhimbje, ekziston rreziku i madh edhe për jetën e saj, nëse mashkulli e bën vrimën në një vend ku ajo mund të ngordhë.
e. Pas marrëdhënies seksuale të insekteve dhe pjelljes së tyre, të dy bashkëshortët vdesin, të tjerët vdesin menjëherë pas fekondimit. Numri më i madh i insekteve vjen ngaqë fekondimi është përgjithësisht një proces shumë i shpejtë, ndërsa prodhimi i vezës nga vezorja dhe ngrohja e tyre kërkojnë një kohë të gjatë.
f. Uji është element i pranueshëm për të mbajtur vezët dhe spermën, për të siguruar bashkimin e tyre. Fekondimi në mjedisin ujor është gjithmonë i jashtëm, peshqit nuk çiftohen, peshqit vetëm fërkohen me njëri-tjetrin, femra lëshon vezët, mashkulli farën, roli i tyre është i njëjtë. Te disa kafshë, psh Bonellie, në fillim embrioni është pa gjini, rastësitë vendosin përcaktimin e gjinisë. Një pjesë më e madhe e seksit varet nga përbërja genotipike e vezës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSyri që shikon gjithë kryeqytetin: Urë dhe ndërtesë në një vend
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Stërvitja në shtëpi, bindshëm më e mirë për formësimin e vitheve: Vetëm 15 minuta në ditë!
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Se sa tradhtar është partneri juaj e tregon horoskopi!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët