LAJMI I FUNDIT:

Liberta: Nuk kam asgjë artificiale! (Video)

Liberta: Nuk kam asgjë artificiale! (Video)

Para disa ditësh, nisur nga një fotografi e publikuar nga vetë Liberta Spahiu në Instagram u raportua se moderatorja e Prive kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Mirëpo, në një reagim të sajin në Facebook, bukuroshja u shpreh se nuk ka kryer asnjë operacion dhe i ftonte të gjithë që të preknin për të vërtetuar se ajo është origjinale.

Nëse mendoni se nuk është origjinale, keni mundësi ta vërtetoni duke e prekur Liberta Spahiun (Foto)
Lexo po ashtu Nëse mendoni se nuk është origjinale, keni mundësi ta vërtetoni duke e prekur Liberta Spahiun (Foto)

Gazetarët e Thumb kontaktuan me Libertën për të mësuar më shumë mbi këtë reagim të sajin.


“Ka shumë inate që unë nuk kam asgjë artificiale. Jam shumë e vërtetë për të treguar diçka false”.

“Thashethemet nuk më interesojnë fare. Mund të prekin kudo ku kanë guxim, por e di që do mbesin te shikimi. Jam origjinale, pikë”, ka rrëfyer moderatorja e Prive duke hedhur përfundimisht poshtë të gjitha thashethemet mbi operacionet plastike. /Telegrafi/