Liberalizimi i vizave për Gjeorgjinë, shtet i cili ka filluar procesin e liberalizimit në të njëjtën kohë më Kosovën, sipas ekspertit të integrimeve evropiane, Artan Murati, po tregon se Kosova ka dështuar t’i kryej detyrat e shtëpisë.
Sipas tij, nëse kërkohen fajtorët, ata janë në të dyja taboret: Prishtinë dhe Bruksel.
“Sot shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Këshill votuan pro heqjes së regjimit të vizave për Gjeorgjinë. Ky shtet ka filluar procesin e liberalizimit të vizave në të njëjtën kohë me Republikën e Kosovës, mirëpo fatet e këtyre shteteve tanimë veç janë të ndara sa i përket liberalizimit”, ka theksuar Murati.
Ai ka thënë për Telegrafin se Gjeorgjia pritet që më së largu deri në fund të vitit të marr liberalizimin, kurse Kosova sipas tij, është në një situatë shumë të pafavorshme.
“Nëse kërkohen fajtorët, atëherë faji qëndron në të dy taboret, edhe në Prishtinë edhe Bruksel, mirëpo prapë se prapë Kosova ka dështuar t’i kryej detyrat e shtëpisë. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar ende lë për të dëshiruar në vend, përkundër deklaratave publike të politikanëve vendas dhe thirrjeve të diplomatëve të huaj për të intensifikuar punën në këtë drejtim”, ka thënë Murati.
Sipas tij, krimi dhe korrupsioni nuk mund të luftohen brenda natës, dhe për këtë arsye pritet që ky proces të zgjas edhe për ca kohë, duke shtuar se “në anën tjetër, kushtëzimi i Kosovës nga ana e BE-së për ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi për të marrë liberalizimin e vizave është absurd dhe i padëgjuar më herët”.
“Ka disa shtete të BE-së që ende nuk e kanë përfunduar demarkimin e kufirit me shtetet fqinje, por atyre nuk iu kushtëzua kësisoj më parë as anëtarësimi, e lëre më lëvizja e lirë. Paralajmërimet për liberalizim të vizave për Kosovën për vjeshtën e këtij viti janë edhe një episod i shtuar në telenovelën e premtimeve. Duke parë situatën aktuale, qytetarët e Kosovës duhet të jenë me fat nëse liberalizimi ndodhë deri në fund të vitit tjetër”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker është takuar të martën me kryeministrin e Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, për t’ia kumtuar lajmin për heqjen e vizave për qytetarët e vendit të tij.
“Asnjë kusht i ri nuk do të vendoset për Gjeorgjinë sa i përket heqjes së regjimit të vizave, pasi Qeveria me përkrahjen e qytetarëve ka arritur të implementoj planin e Evropës për liberalizimin e vizave”, tha Junker.
Lajmi për heqje të vizave, erdhi një ditë pasi gazeta gjermane “Die Welt” citoi një diplomat anonim që thoshte se Komisioni do të hartojë një klauzolë pezullimi që do të lejonte Brukselin të suspendonte marrëveshjen për liberalizim të vizave me Turqinë, nëse Ankara nuk do t’i përmbahet zotimeve të saja për refugjatët.
I njëjti diplomat kishte thënë se kushte të njëjta priten të praktikohen edhe për vendet sikurse Gjeorgjia, Ukraina dhe Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025