Një lexues i buzëve pretendon se e di se çfarë i tha trajneri Pep Guardiola sulmuesit Mohamed Salah në fund të fitores kontroverse të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt të dielën.

Skuadra e Jurgen Klopp mori një të madhe në Anfield, me golin sensacional të Salah në pjesën e dytë, të mjaftueshëm për të siguruar tre pikët për Liverpoolin.


City mendoi se kishte kaluar në epërsi në fillim të pjesës kur Phil Foden shënoi, por goli i tij u anulua nga gjyqtari Anthony Taylor për një faull gjatë aksionit.

salah 2

Guardiola reagoi me zemërim ndaj vendimit dhe më vonë pretendoi se ishte në shënjestër të monedhave të hedhura nga tifozët vendas.

Pas ndeshjes, Guardiola u shpreh i zhgënjyer me gjyqtarët, ndërsa tha thjesht: “Ky është Anfield”.

Por, në fund të lojës, trajneri i Cityt mund të shihej duke shtrënguar sportivisht duart me shënuesin e golit të fitores, Salah.

Dyshja shkëmbyen disa fjalë, me Salah që mbuloi gojën, por Guardiola foli hapur para kamerave.

Lexuesi profesionist i buzëve, John Cassidy, ka analizuar bisedën e tyre dhe beson se e di se çfarë i tha Guardiola sulmuesit të Liverpoolit.

“Kalo një sezon të mirë, lojë e mirë gjithashtu nga ti”, ka zbuluar Cassidy për The Mirror.

salah guardiola 1

Guardiola më pas u fsheh pas Salah për një moment, por ai u kthye përsëri të flas dhe Cassidy beson se ai saktë çfarë tha.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë, jo ndoshta - definitiv. Është e qartë, definitive”, thuhet t’i ketë thënë Guardiola-Salahut.

Është sugjeruar se Guardiola mund t'i referohej golit të anuluar të Foden, i cili u anuluar pasi Taylor u konsultua me monitorin e fushës. /Telegrafi/

telegrafi sport app