Zbulimi i përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër, pas dëshmive të kasaphanës së Durrësit, tregon se Shqipëria ka përjetuar një masakër të vërtetë elektorale.
E reja e këtyre 16 regjistrimeve të sapo dala është se ato provuan pa pikë dyshimi që në krye të kësaj bande grabitësish qëndron vetë Edi Rama.
Nëse në rastin e Durrësit këtë përfundim e kishim me deduksion, si pasojë e lidhjes së fortë të Edit me Gjushin, tani askush nuk ka më dyshime.
Në historinë e vjedhjes së votave të Dibrës, e cila qëndron e varrosur në dosjen 184/2006, në zyrën e Arat Markut, ne e dimë se truri i krahut të armatosur të kësaj bande është kryeministri.
Pasi votimet janë mbyllur, pasi rezultati ka ndryshuar me plus katër mijë në raport me zgjedhjet e kaluara, ai dëgjohet të komunikojë me një drejtor të lartë policie, Arben Keshin.
Biseda telefonike që të kujton filmat me mafiozë të Scorcesesit, na e paraqet Ramën me zërin e një padrinoje të qetë, që trimëron trupat e tij, që pyet për komisionerët zgjedhorë dhe kërkon llogari për zbatimin e objektivave.
Se cilat janë këto objektiva na e qartësojnë 15 përgjimet e tjera. Arben Keshi duhet të raportonte në fund tek Rama, se si kishte blerë vota, se si kishte intimiduar zgjedhësit e opozitës, se si kishte frikësuar mësuesit, se si biznesmenët kishin blerë vota me 50 mijë lekë, sesi policia kishte ndaluar autobuzët, se si kishte menaxhuar kriminelët për të arritur zgjedhjen e kryebashkiakut socialist, Muharrem Rama, që do të zëvendësonte Shukriun me brekë me vrimë.
Natyrisht, krahu i armatosur i kryeministrit, Arben Keshi, i ka kryer të gjitha këto. Prandaj, një ish-deputet i PS-së i flet atij në emër të Ramës duke i thënë: “More pikët maksimale”?
Pse duhet që të merrte pikët e maksimale në një palë zgjedhje vendore? Pikërisht për faktin se i kishte manipuluar ato. Pikërisht sepse Rama i dinte të gjitha krimet në të cilat kishte zhytur duart ai.
Kjo pra është fabula e 16 përgjimeve të reja të “Bild”-it, e cila na tregon se grabitjet elektorale janë shndërruar në një praktikë të zakonshme të rilindjes.
Prej tyre ne kuptojmë më mirë se përse opozita doli nga Kuvendi dhe po refuzon të shkojë drejt betejës lokale.
Prej tyre ne kuptojmë se përse Basha vazhdon të bërtasë sloganin: “Zgjedhje të tilla nuk mund të ketë në 30 qershor”!
Prej tyre ne kuptojmë se përse Rama vazhdon të japë me firmën e tij PPP-ve e koncesione sikur të jetë në ditët e popullaritetit më të madh.
Prej tyre ne kuptojmë se pse ai nuk pranon të tërhiqet dhe të shpallë një garë të barabartë me rregulla loje të ndershme për të gjithë.
Por, mbi të gjitha, prej tyre ne kuptojmë se përse njeriu me tepsi në dorë, po shkon i vendosur drejt të vetmeve zgjedhje moniste që pas rënies së regjimit komunist. Kjo është ajo që ka ëndërruar, për të cilën është përpjekur, të cilën e realizoi brenda partisë më plurale të vendit, asaj socialiste dhe tani po e shtrin në të gjithë Shqipërinë.
Natyrisht, për të arritur deri këtu, ai u detyrua të bëjë pakte me shumë djaj, që nga banditët narkotrafikantë të tipit Avdylaj në Durrës e deri tek policët që duhet të ishin nën pranga, si Arben Keshi.
Me bashkëpunimin e tyre ai prishi çdo mundësi për zgjedhje normale mbi këtë dhe. Prandaj, tani, po marshon i vetëm drejt 30 qershorit, ashtu sikurse kishte fantazuar në vegimet e tij më të çmendura.
Por, fatmirësisht, tani, falë “Bild”-it ne e dimë se përse po ndodh kjo. Ne e dimë se 30 qershori nuk është as ditë zgjedhjesh, as ditë votimesh. Ajo është dita e emrit të një hajduti të shumëfishtë.
Edi Rama është i dënuar të shkojë kokëfortë drejt saj. Pasi për një gjë është i sigurt: Nuk mund të kryejë dot asnjë krim më shumë se sa ka bërë. /lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker