Lewandowski thyen rekordin 51-vjeçar të mbajtur nga legjenda Gerd Muller

Robert Lewandowski ka thyer edhe një rekord në futbollin gjerman apo më saktë në kampionatin e njohur si Bundesliga.
Bayern Munichu arriti të mposhtë me rezultat të thellë 4-0 rivalin e tyre të madh Borussia Dortmundin.
Golat në këtë ndeshje për Bavarezët i shënuan Lewandowski (17', 76'), Serge Gnabry (49') dhe Mats Hummels (80', OG).
Pikërisht sulmuesi polak me këto dy gola të shënuar ka arritur të thyej edhe një rekord të madh Gerd Muller.
Me këto dy gola, Lewandowski shkoi në kuotën e 16 golave në 11 ndeshjet e para të sezonit.
Kështu ai e tejkaloi rekordin e Muller, i cili shënoi 15 herë në 11 ndeshjet e tij të para, 51 vjet më parë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































