Lewandowski me rekord të ri në Bundesliga për golat e shënuar si mysafir

Sulmuesi gjerman, Robert Lewandowski, ka vënë një rekord të ri në kampionatin gjerman.
Polaku shënoi dy gola përballë Borussia Dortmundit në Signal Iduna Park, në derbin klasik gjerman, të cilin bavarezët e fituan me rezultat 3-2.
Në këtë mënyrë, ai e ngriti në 118 numrin e golave të shënuar si mysafir, gjë të cilën nuk e ka arritur asnjë futbollist në Bundesliga.
Po ashtu, ky ishte goli i 321-të i Lewandowskit në 350 ndeshje të zhvilluara me Bayern Munichun.

Nga
Telegrafi
04/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































