Site icon Telegrafi

Lewandowski ‘godet’ me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Robert Lewandowski ka folur për të rinjtë e Barcelonës dhe ka thënë se disa prej tyre janë shumë kokë nxehtë, prandaj ai përpiqet t’i ndihmojë ata. 

Sipas tij, disa prej tyre nuk i kuptojnë çështje taktike, por ka treguar se njëri prej tyre, Lamine Yamal është shumë i interesuar të mësojë.  

“Ka disa lojtarë që nuk e kuptojnë mirë një çështje taktike”.  

“Ndodh që shumë lojtarë të rinj të Barçës të mendojnë se dikush në fushë nuk ka bërë diçka siç duhet në një situatë të caktuar, kur në realitet kanë qenë ata që janë sjellë në mënyrë të papërshtatshme në atë moment”. 

 “Disa nga lojtarët e rinj të Barçës e kanë ‘kokën e nxehtë’. Ata nuk kanë njohuri taktike”. 

“Prandaj flas me ta sepse ndonjëherë duhet të korrigjohen… Por Lamine është ndryshe, ai i kupton gjërat shpejt”. 

 “Lamine Yamal po mëson shpejt. Është shumë më e lehtë të luash me të tani sesa sezonin e kaluar. Ai e kupton futbollin gjithnjë e më shumë. Është e lehtë të flasësh për taktikat me të”, ka thënë polaku. /Telegrafi/  

Exit mobile version