Lewandowski e fiton çmimin e sulmuesit më të mirë nga France Football
France Football e ka ndarë tani edhe çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit.
Mediumi francez e ka quajtur këtë çmim në nder të legjendës gjermane, Gerd Muller.
Ky trofe ka shkuar në duart e lojtarit aktual të Barcelonës, por që statistikat janë llogaritur si lojtar i Bayern Munichut.
Sulmuesi polak kaloi në këtë verë nga Bavarezët te Blaugranasit në shumën e 55 milionë eurove, derisa është përshtatur shumë shpejtë me jetën në Spanjë.
Lewandowski nuk e kishte fituar Topin e Artë në vitin 2020, pasi nuk ishte dhënë shkaku i pandemisë me COVID-19, por që ai ka vazhduar të shpërblehet nga France Football këtë vit dhe vitin e kaluar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























