Ish futbollisti i Real Madridit, Isco, ishte pjesë e formacionit startues të Real Betis në këtë ndeshje.

Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Isco , i cili dikur luante në radhët e Los Blancos, tani po performon në nivel të lartë edhe në Andaluzi.


Megjithatë, mesfushori spanjoll e gjeti veten në një situatë të vështirë kur u përball me Antonio Rudigerin.

Në një moment të lojës, qendërmbrojtësi gjerman e ngriti me duar nga toka Iscon, duke mos arritur ta ndalojë topin ky i fundit.

Rezultati? Real Madridi siguroi rivënie, pasi gjyqtari nuk akordoi goditje dënimi.

Lëvizje gjeniale nga Rudiger, i cili njihet për këso lëvizjesh. /Telegrafi/

telegrafi sport app