Atalanta ka fituar me përmbysje ndaj Romës, pasi u rikthye nga disavantazhi prej një goli për të triumfuar me rezultat 4-1.

Golin e tretë në këtë takim e shënoi Luis Muriel, i cili bëri gjithçka vet për t’u regjistruar në listën e golashënuesve.


Ai hyri në lojë në minutën e 71-të në vend të Divan Zapatas dhe i mjaftoi vetëm një minutë për të shënuar.

29-vjeçari rrëmbeu një top në mesfushë, vrapoi në mes të dy lojtarëve të Romës, e kaloi edhe portierin dhe realizoi (72’).

Por, vëmendje ka tërhequr mënyra e veçantë më të cilën e mashtroi Antonio Miranten, e që mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

telegrafi sport app