LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Qeveria e numrave s’ka legjitimitetin politik për qeverisje

Lëvizja Besa: Qeveria e numrave s’ka legjitimitetin politik për qeverisje

Për programin dhe përbërjen e re qeveritare, nëpërmjet një kumtese dërguar mediave kanë reaguar nga partia opozitare, Lëvizja Besa.

Nga atje thonë se programi qeverisës i propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski, është “dëshmi se Qeveria e re nuk ka kapacitetin politik, por as legjimitetin zgjedhor për të udhëhequr me vendin.

“Në kohë të sfidave politike, ekonomike, sociale dhe arsimore në vend që të dëgjojmë oferta për zgjidhje të problemeve esenciale mandatari i ri
shpalos idenë për dekriminalizimin e kanabisit dhe retorikën boshe politike që nuk garanton të ardhme të sigurt për vendin. Gjitha vërejtjet që Lëvizja BESA ka bërë gjatë kësaj periudhe dëshmohen si të sakta prandaj zgjidhja me e mirë për dalje nga kriza që po shkakton qeveria e numrave, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Shtrembërimi i vullnetit politik, pazaret me shit-blerjen e mandateve të deputetëve kanë delegjitimuar këtë qeveri dhe korrigjimi i gjithë kësaj situate bëhet vetëm duke kthyer mandatin te populli.

Lëvizja BESA do shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratik për të demaskuar edhe më tej këtë qeveri jo legjitime, jo demokratike e cila është ndërtuar mbi interesin e pazareve me shit-blerjen e deputetëve dhe jo mbi parimet politike që duhet të ketë një qeverisje”, thonë më tej nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori