Fuqia e ujit nga një gyp që shpërtheu prishi punimet prej 60 mijë eurosh në objektin e shkollës së muzikës në Pejë.
60 mijë euro të Komunës së Pejës shkuan dëm kur një gyp i ujësjellësit shpërtheu dhe lëvizi themelet e objektit të shkollës së muzikës
Shpërthimi i gypit dhe lëkundja e themelit të shkollës në ndërtim shkaktoi dëme të pariparueshme dhe ndërprerje të punimeve.
Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, ankohet kur flet për KALLXO.com se e tërë puna ndërtuese e bërë deri tash është shkatërruar.
“Pasi që ka përparuar në punimet e para (kompania kontraktuese) në etazhën nëntokësore, aty gjatë natës diku ka shpërthyer një tub i ‘Hidrodrinit’ dhe ai tub ka rrjedhë gjatë gjithë natës dhe e ka mbushur, e ka ngopur shumë tokën me ujë. Fuqia e ujit ka arritur që ta lëviz tërësisht platformën e shkollës së muzikës, ta spostojë për disa metra në nivel dhe kështu e ka dëmtuar gjithë punën e realizuar deri në atë ditë”, tha Zefaj.
Ai tregoi se komuna menjëherë ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve dhe përcaktimin e shkaktarit të tyre, ndërsa sipas Zefajt komisioni e ka nxjerrë fajtore Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”.
“Ne kemi komunikuar me kompaninë ‘Hidrodrini’, ne kemi kërkuar mirëkuptim që ata ta pranojnë raportin e komisionit vlerësues dhe të kompensojnë dëmin e shkaktuar, sepse sipas konstatimeve tona ata janë fajtorë,” tha ai.
Por drejtori i Hidrodrinit” Agron Tigani shpërthimin e gypit e konsideroi aksidental.
“Ne jemi në fazën e vlerësimit dhe ende nuk kemi marrë kurrfarë raporti vlerësues të komisionit komunal. Gypi ka qenë gjithmonë aty-denbabaden, ajo çfarë ka ndodhur është një fatkeqësi. Pasi të shqyrtohen raportet e komisioneve vlerësuese do shikohen mundësitë nëse gjendet gjuhë e përbashkët, nëse jo rasti do procedohet në gjykatë,” tha drejtori i “Hidrodinit” për KALLXO.com.
AAK-ja, subjekti më i madh opozitar në Pejë për lëvizjen e themeleve të shkollës së muzikës e bën fajtore komunën.
“Pasojat kanë qenë evidente me fillimin e punimeve në atë objekt. Këtë shqetësim personalisht e kam ngritur në asamblenë komunale kur e kam pyetur kryetarin e komunës a ka leje ndërtimi ky objekt. Nuk kamë marrë përgjigje edhe pse kryetari ka qenë në sallë i pranishëm sepse të gjithë e kemi ditur që nuk ka leje ndërtimi. Mospasja e lejes së ndërtimit ne mendojmë që i ka pru pastaj problemet tjera”, tha Naim Sahiti, kryetar i AAK-së në Pejë.
Sipas tij rrjeti i ujësjellësit në atë lagje është i instaluar që 30 vjet dhe siç tha ai është qesharake të fajësohet kompania e ujësjellësit për atë që ka ndodhur.
Sahiti deklaroi se edhe rreth 25 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit komunal pastrimi i themelit të dëmtuar.
Komuna planifikon që vitin e ardhshëm të fillojë për herë të dytë punimet për ndërtimin e shkollës së muzikës në po të njëjtin vend. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës