Nga: Resat Nuri Guntekin
Përktheu: Fatijona Bajraj
Një mbrëmje, kur u kthye nga shkolla, Rasimi gjeti një zarf që kishte ardhur në emër të tij. Brenda zarfit ishte një letër e zbukuruar me lule, në të cilën shkruheshin këto fjalë: “Zotëri Rasim, unë jam një vajzë që ju dashuroj juve nga larg. Pa asnjë hezitim, mund të them se jam shumë e bukur. Dëshira ime më e madhe në botë është të më doni edhe ju, dhe të bëhem gruaja juaj. Mirëpo, pasi që ne ende jemi të rinj, mendoj se ne duhet të presim edhe disa vjet. Tani për tani nuk do të prezantohem më tepër. Jeni i obliguar t’i dërgoni letrat në adresën… Unë kam një baba shumë fanatik që s’më lejon të dal shumë rrugëve. Për këtë, ndoshta një ditë do të shihemi shkurtazi. Për shkak që tani po e njeh të dashurën dhe të fejuarën tënde, nuk po e konsideroj të keq apo të turpshëm takimin me ju. Në shtëpi po mërzitem shumë nga vetmia. Letrat tuaja do të më ngushëllojnë”.
Si për çdo të ri të moshës 16-vjeçare, edhe për Rasimin nuk kishte diçka tjetër më e rëndësishme sesa të dashurosh dhe të duhesh. Sapo e lexoi këtë letër, i ra një zjarr në shpirt. Filloi ta dojë si i çmendur këtë vajzë që nuk e njihte. Atë mbrëmje kishte për të shkuar në kinema, mirëpo hoqi dorë dhe nuk shkoi. U mbyllë herët në dhomë dhe i shkroi letër të gjatë vajzës së re që e dashuronte atë. Sapo hodhi letrën në kutinë e postës, krenohej me veten sikur ishte rritur për pesëmbëdhjetë vjet. Vajza, që i tha se emrin e kishte Bedia, ia kthente vazhdimisht letrat Rasimit. Nëse i vononte për një apë dy ditë, pëlciste kiameti.
“A është e drejtë t’i lësh sytë në rrugë një vajze që ju do kaq fort dhe nuk ka asnjë ngushëllim tjetërpos letrave tuaja? Letrat po i shkruani shumë shkurt. Një lutje: a mund t’i shkruani letrat me drejtshkrim?”
Djaloshi gjimnazist në mbrëmje mbyllej në dhomë. Bënte përpjekje duke shkruar letra të gjata që ta pëlqejë e dashura. Bedia në të njëjtën kohë ishte shumë vajzë kureshtare. Ndonjëherë bënte dhe pyetje të tilla: Kur të martohemi, ku do të shkojmë për muajin e mjaltit, a do të shkojmë në Itali apo në Suedi? Këto dy vende, a thua si janë? Si jeton populli? Si punon? Për të shkuar në to, cilat vende duhen kaluar? Cilat dete? Ose, a e ke lexuar veprën “Eshber” të Abdylhak Hamitit? Çka të pëlqen ty më shumë të lexosh? M’i shkruaj që t’i lexoj edhe unë.
Djaloshi gjimnazist, për të mos rënë në pozitë të palakueshme në sytë e të dashurës, u mundua ditë të tera të mbledhë materiale, duke hulumtuar nëpër librat e gjeografisë e letërsisë.
Bedia, në një letër, e zemëruar iu drejtua kështu: Pata vendosur të takohesha gjithsesi me ju. Dje, ju prita në rrugë, kur ktheheshit nga shkolla. Mirëpo, nuk i kishit rikujtuar vetes që jeni i dashuri i një vajze të re, dhe ishe veshur shumë keq. Kokën, veshjet, kepcat dhe të gjitha i kishe me baltë. A mos jeni përleshur si fëmijë me shokët? Kur ju kam parë ashtu, nuk erdha pranë jush me frikën që të mos ju bëjë të ndiheni keq.
Rasimi u turpërua dhe u mërzit shumë. Që nga ajo ditë filloi të vishej mirë dhe me kujdes. Bedia e kishte qortuar edhe për atë që nuk shkonte në shtëpi menjëherë pas mësimit, por shëtiste rrugëve deri vonë. A mos vraponte pas vajzave të tjera derisa ajo qante në shtëpi për të? Rasimi i shkroi betime që nuk do të dashuronte asnjë vajzë tjetër në botë pos Behias. U betua se nuk do ta shëtiste më dhe se vajzat që do t’i haste nuk do t’i shikonte as me bisht të syrit.
Një mbrëmje, nëna e Rasimit, zonja Nedime, e priti burrin e saj, zotëri Ahmet, me një çehre hidhërimi. Teksa buzën e kishte në vaj, i tha: “Ah, zotëri! Mos pyet çfarë na ka goditur. Biri ynë është ngatërruar keq pas një vajze me emrin Bedia. Sot, duke pastruar dhomën e Rasimit, i gjeta letrat. Fëmija ynë po na ikë nga dora. Gjeje një zgjidhje”. Te zotëri Ahmeti nuk vërehej asnjë shenjë shqetësimi, përkundrazi qeshte. Ai i tha: “Mos u frikëso. Unë jam vajza që i shkruan letra dashurie djalit. Përtacia e birit tonë veçse po rritej. Pavarësisht prej të gjitha përpjekjeve, as unë dhe as mësuesit në shkollë nuk arrinim ta mësonim të shkruante drejt. Më në fund, duke menduar, e gjeta një zgjidhje. Falë letrave që Rasimi shkruan për vajzën, jam i bindur se do të mësojë të shkruajë drejt dhe do ta kalojë klasën. Nëse do ta dish të vërtetën, edhe unë shkrimin e vjetër e pata mësuar duke shkruar letra”. /Revista “Akademia”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
Fjalimi i Skënderbeut!?
MOS U DORËZO KURRË
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Kujtime për Kongresin e Manastirit: Si do ta bajmë Shqypninë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë