LETËR NGA BOTA TJETËR

Poezi nga: Vjollca Bajraj
Mbrëmë pas kaq kohësh
Mora një letër nga ti
Një letër në zarf
Si ato që mi dërgoje dikur ...
Kur dashuritë ishin platonike
“Vjollcë unë kam mbërri mirë
Shpresoj që je mirë
Ti, Luna e Leo
Të dua”
Nuk e di ku ke mbërri
Nuk the asgjë më shumë
Sa doja të përgjigjesha
Të të shaja pse nuk je lajmëruar ...
Se je i pakujdesshëm
I le gjërat përgjysmë
Harron që dikush të pret
Gjithmonë humbë në botën tënde
Pastaj, të lehurat e qenve
Më zgjuan nga ëndrra
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































