Granit Xhaka ka shkruar një letër për Kosovën.
“Me këtë letër dua të njoftoj të gjithë opinionin publik mbarë shqiptar, se karrierën time në vazhdim do ta vazhdoj edhe në të ardhmen për Zvicrën. Gjithashtu dua të sqaroj me këtë letër gjithë lexuesit se si kam ardhur deri në këtë vendimmarrje.
Mundësitë sipas anës ligjore:
Sipas një njoftimi zyrtar që FIFA ka shpërndarë, na njofton se kush ka luajtur në Kampionatin Evropian 2016 nuk ka më të drejtë të luajë për një kombëtare tjetër.
Federata e Futbollit të Kosovës dhe FIFA nuk kanë një marrëveshje të qartë për kalimin e lojtarëve nga Zvicra te Kosova.
FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në EURO 2016 nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues.
Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte Kampionati Evropian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, sepse ne këtë informacion si lojtarë nuk e kishim. Të tjerë drejtues e dinin edhe duhet të na kishin informonin.
Për këtë shkak tani është e pamundur të ndërrojmë kombëtaren edhe ju garantoj se si FIFA ashtu edhe FFK nuk më kanë informuar për anën ligjore dhe rruga se si duhej të veprohej. FFK-s duhet të kishte kërkuar sqarim nga FIFA për këtë pikë menjëherë pasi u pranua në FIFA dhe UEFA..
Unë si Granit jam interesuar dhe kam angazhuar stafin tim që të punojë në këtë drejtim, nëse është e mundur të luaj me Kosovën apo jo. Nuk e kam bërë publike sepse kam dëshiruar më parë të informohem, pastaj të deklarohem për një vendim të tillë. Kam punuar me muaj të tërë për një gjë të tillë.
Disponoj gjithë dokumentet që datojnë me fillimin e qershorit që bashkëpunëtorët e mij të autorizuar nga unë kanë bërë gjithça që të bëhej realitet një gjë e tillë.
Nuk janë të vërteta ata që thonë disa drejtues të federatës dhe një pjese e medias.
Graniti nuk është nga ata që bën publike gjithçka, por punon për gjithçka.
Kërkesa ime dhe angazhimi im ka qenë gjithmonë të bëheshin gjitha procedurat e duhura për të bërë të mundur që unë te luaja për Kosovën.
Nga unë si Granit
Nga ana ime personale dua të them edhe disa fjalë për tifozerinë shqiptare.
Vendimi për të luajtur edhe në të ardhmen me Zvicrën nuk është vendim kundër Kosovës, përkundrazi është një vendim pro Kosovës dhe njerzve të vendit tim.
Në Zvicër e më gjerë punojnë dhe jetojnë me mijra shqiptarë, ku Zvicra dhe populli zviceran kanë bërë shumë për bashkatdhetarët tanë që të jetojnë e të punojnë të barabartë.
Prezenca ime në vazhdim me Zvicrën tregon respektin dhe falënderimin që populli jonë i bën shtetit zviceran dhe popullit të saj, për mundësitë dhe mikpritjen që na kanë dhënë.
Megjithëse ëndrra ime ka qenë dhe është të luaja një ditë për vendin tim, unë sakrifikoj këtë ëndërr të motshme për ti kthyer respektin popullit së Zvicrës me mos largimit tim ne këtë moment ku dhe Kosova u pranua në FIFA. Gjithça duhet parë tashmë nga anët pozitive që I vijnë bashkatdhetarëve të min nga kjo.
Unë si Granit Xhaka do ti tregoj popullit Zviceran se shqiptarët nuk janë bukshkelur.
Ata neve na dhanë gjithçka , atëherë kur vendin tonë askush nuk e përkrahte , ata e pritën popullit tim krahëhapur, pa paragjykime, nuk na trajtuan si të huaj në shtëpinë e tyre, ata hapën shtëpitë e tyre , dhanë gjithçka çfarë kishin , ndaj ne duhet tu themi se ju jemi mirnjohës e nuk jemi tradhtarë, se nuk e duam mikun për interesa të momentit.
Pse more kritikë nuk e shikona të gjithë këtë histori nga një këndvështrim tjetër?
Duke luajtur unë me Zvicrën shuhet për mua një ëndërr, por kur mendoj se mbi 300.000 mijë Shqiptare në Zvicër do përfaqësohen me prezencën time në Kombëtaren Zvicerane, bëhem krenar, sepse do jem një Ambasador i mirë për çdo Shqiptarë që jeton e punon në Zvicër.
Çdo Shqiptare do ndjehet krenar, kokën lart dhe i barabartë para popullit Zviceran.
Ne duhet të respektojmë ata që na ndihmuan në kohëra të vështira.
Populli shqiptar të mirën e kthen me të mire, këtë kam mësuar nga vendi im. Kam mësuar që edhe ta dua vendim tim dhe këtë e bëj kudo e ngado.
Gjithmonë do mundohem të jem nje Ambasador i mirë për çdo emigrant shqiptar, do të jem një shembull i mire për njerëzit e vendit tim.
Kudo ku jam edhe do të jem, do të tregoj me kokën lart e krenar që jam Shqiptar edhe që e dua vendim tim.
Ëndrra ime ishte ajo që të gjithëe dinë , por kjo ëndërr është bërë realitet, sepse vëllai im përfaqëson denjësisht mua dhe gjithë Familjen Xhaka me prezencën e tij në Kombëtaren kuqezi mbarëshqiptare. Vëllai im luan me himnin dhe me flamurin kuq e zi, për të cilin luftuan edhe sakrifikuan jetën me mijëra shqiptare nder shekuj.
Taulant Xhaka luan me atë kombëtare ku valëvitet flamuri për të cilin Adem Jashari dha jetën.
Disa fjalë për ju tifozë që shani
Unë jam i ri edhe tifoz i mirë si ju për vendin tim dhe më besoni që nëse do ishte vetëm vendimi im, unë do isha pa më të voglin dyshim aty ku JU më doni, ma besoni këtë.
Këto ditë jam ndjerë shumë shumë keq sepse jam përballur me sharje nga ju me të pa drejte. Ju që shani nuk i dini të gjitha. Ju e dini shumë mire se si ju do Graniti ju. Më keni lënduar ,por ama 100% me të padrejtë. Ju nuk e dini se sa shumë kam punuar unë për atë gjë që ju donit, Por pse ti bëja publike??? Une kam punuar deri ne realizimin e asaj që ju doni.
Ju që shani a e dini që familja XHAKA ka bërë shumë shumë pë kombin shqiptarë.
Një pyetje për gjithë ju??
Për çfarë flamuri luan Taulant XHAKA???
Jua them unë, Taulant XHAKA vëllai im edhe biri I Ragipit luan për flamurin e Adem Jasharit, luan për flamurin ku me mijra shqiptare kanë dhënë jetën. XHaka këndon himnin dhe flamurin që bën krenarë 10 milionë shqiptarë. Askush nuk e dha jetën me e tradhëtu flamurin kuqezi, por dha jetën me e mbrojt atë.
Ju që thoni mos hajde Kosovë, ju them se do vij sa here të mundem edhe me flamurin kuqezi në zemër. Taulant XHAKA luan per Shqiperinë dhe do jetë gjithmonë aty.
Ju shani se si dini të gjitha, por mendoni që XHAKA ka në emrin ALBANIA e kjo me bën krenar.
Mendojeni këtë para se të shani tifozë. Ka kush e ngre dhe ndero flamurin shqiptarë nga XHAKA
Ky ishte vendimi më i mirë i mundshëm , për të mirën e gjithë bashkatdhetarëve në Zvicër, duke ditur që FIFA kishte dhënë përgjigje negative. Prandaj Graniti vendimin se ka marrë i vetëm , por në bashkëpunim dhe konsultim me një masë të gjerë.
Ka qënë një ndër vendimet më të vështira të jetës time edhe pse nga ana ligjore një gjë e tillë nuk linte hapsirë.
Kosovës i uroj me zemër suksese dhe JU premtoj që do jem gjithmonë pranë saj. Taulanti me shqiponjën në çdo betejë deri sa te luajë futboll.
Graniti do jetë një tifozi i pëjetshëm kuqezi dhe do ju nderoj aty ku jam.
Me Respekt
Granit XHAKA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve
Verstappen siguroi një titull të ri kampionati në Formula 1, Russell festoi në Las Vegas
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj