LAJMI I FUNDIT:

Leroy Sane ‘mbulon fytyrën’ para se të hipte në autobusin e ekipit pas grushtimit me Sadio Mane

Leroy Sane ‘mbulon fytyrën’ para se të hipte në autobusin e ekipit pas grushtimit me Sadio Mane

Janë shfaqur tashmë disa pamje të Leroy Sane duke mbuluar fytyrën teksa hipi në autobusin e ekipit të Bayern Munichut pasi ai u përplas me Sadio Mane.

U raportua të mërkurën se Sane dhe Mane u përfshinë në një ‘përplasje’ pas humbjes së tyre 3-0 ndaj Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës gjermane BILD, dyshja patën një debat në fushën e Etihad dhe pas vërshëllimës së fundit, ish-sulmuesi i Liverpoolit u ankua për mënyrën sesi ylli gjerman foli me të.


‘Kërcet grushti’ te Bayern Munich – Sadio Mane ka goditur Leroy Sanen në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Man City
Lexo po ashtu ‘Kërcet grushti’ te Bayern Munich – Sadio Mane ka goditur Leroy Sanen në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Man City

Mane më pas sulmoi Sanen dhe e goditi me grusht në fytyrë, sipas raportit. Në fakt, ata duhej të ndaheshin nga shokët e skuadrës përpara se Sanes t’i thuhej të largohej nga zhveshtorja.

Dëshmitarët okularë thanë se goditja e Mane la një shenjë në fytyrën e tij, me mediumin The Athletic që sugjeroi se Sane mbeti me buzë të gjakosur pas sherrit.

Tani, më shumë se 24 orë pas ndeshjes të së martës, është sugjeruar se Sane u përpoq të mbulonte dëmtimin teksa po shkonte në autobusin e ekipit.

Leroy Sane covers face following reports of being PUNCHED by teammate Sadio Mane🥊💥 @FC Bayern #bayernmunich #uefachampionsleague #ucl #sane #mane #punched #fight #munich

♬ original sound – Ejcclips

Watch on TikTok

“Leroy Sane mbulon fytyrën pas raportimeve të grushtimit nga shoku i skuadrës Sadio Mane”, thuhet në videon e postuar nga Ejcclips në TikTok.

Që nga postimi, klipi ka marrë mbi 3.2 milionë shikime, me qindra fansa që komentuan skenën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Sportet Luftarake
Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Ndërkombëtare
Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

La Liga
Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Premier League
Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Ligat tjera
Ancelotti zbulon se përse e lejoi Viniciusin ta ekzekutonte penalltinë

Ancelotti zbulon se përse e lejoi Viniciusin ta ekzekutonte penalltinë

La Liga
Kalo në kategori