Dita e sotme (3 mars) është një datë e rëndësishme për këngëtaren Leonora Jakupi.

Ajo sot e ka ditëlindjen, ndërsa këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram në momentin kur ora ka shënuar 00:00 dhe është ndërruar data.


Ndjekës të shumtë në rrjetin social ia kanë uruar ditëlindjen këngëtares së tyre të pëlqyer.

Përndryshe, Leonora Jakupi ka lindur më 3 mars 1979 dhe sot ka mbushur 36 vjet. /Telegrafi/