Shqipëria pritet të përballet sonte (e enjte) me Çekinë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo mund t’i afrojë edhe më shumë kuqezinjtë me finalet e “Euro 2024”.


Në këtë natë madhështore për Shqipërinë do të ketë edhe shumë surpriza të tjera si paraqitja e Shkurte Fejzës, e cila do të këndojë live hitin e saj “Mora fjalë”.

Screenshot 1 59 Foto: Screenshot/Instagram

Ndeshjen nga afër ka shkuar për ta ndjekur edhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Leonora Jakupi.

Ajo në llogarinë personale në Instagram, gjegjësisht në InstaStory, ka hedhur një imazh direkt nga stadiumi.

Collage Maker 11 Oct 2023 05 39 PM 4631 12 Tetori Kuqezi (Foto: Supersport)

E njëjta shfaqet me plis në kokë, siç edhe ishte paralajmëruar në çdo ulëse të tifozëve.

Shqipërisë i duhen vetëm edhe pesë pikë për të shkuar në Gjermani, e nëse fitojnë sonte ngelen vetëm dy - një shans i madh për të prekur finalen e Kampionatit Evropian, “Euro 2024”. /Telegrafi/