Ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndër vite, dhe vetëm pak ditë më parë ajo lansoi albumin e ri me pesë këngë.

Bëhet fjalë për këngëtaren  mirënjohur, Leonora Jakupi, e cila teksa po shijon suksesin e albumit “Amël”, herë pas herë poston edhe imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.


Edhe sot, këngëtarja nga Drenica, erdhi elegante dhe mahnitëse në një imazh nga fotosesioni i realizuar së fundmi.

leonorajakupi 266945820 266140335408930 2103804985426190337 n Foto: Leonora Jakupi/Instagram

“Mirëmëngjesi, a keni pi kafe sot?”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e imazhit, që mori pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Kujtojmë që “Amël” u publikua me 10 dhjetor dhe përfshinë këngët “Amël”, “A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde nxima” dhe “Centin e fundit”.

leonorajakupi 268840166 497648241945838 8574703082201537443 n Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Të pesë këngët janë vizuelizuar edhe me klip të cilat gjenden në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/