Site icon Telegrafi

Leonora Jakupi e veshur me të kuqe, emocionon publikun në Drenicë në “Natën e Zjarreve” (Foto/Video)

Këngëtarja Leonora Jakupi ka qenë e ftuar që sonte (e mërkurë) të performojë në Prekaz të Skendërajt në natën e tretë të Epopesë së UÇK-së, ose siç njihet për të gjithë “Nata e Zjarreve”.

Në një manifestim të tillë, ku të pranishëm janë i gjithë publiku nga Drenica, si mund të mungonte Leonora Jakupi aty?!

Lexo po ashtu Me "Natën e Zjarreve" përfundon “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz (Video)

Ajo u shfaq në skenë e veshur me të kuqe, teksa nisi të këndonte një këngë patriotike dedikuar familjes Jashari, me këtë rast ka emocionuar të gjithë të pranishmit.

Vetëm pak orë para daljes në skenë, Leonora ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram edhe disa imazhe, përmes së cilave ka treguar se ka qenë e pranishme gjatë ndezjes së zjarreve në natën e tretë të Epopesë. /Telegrafi/

Leonora Jakupi në natën e zjarreve. Foto nga InstaStory.

Exit mobile version