LAJMI I FUNDIT:

Leonardo flet për ofertën e refuzuar të Real Madridit, ‘lojën’ e Los Blancos dhe çmimin që kërkojnë për Mbappen

Leonardo flet për ofertën e refuzuar të Real Madridit, ‘lojën’ e Los Blancos dhe çmimin që kërkojnë për Mbappen

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka folur gjerë e gjatë për situatën e sulmuesin Kylian Mbappe, i cili kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Emri i Mbappes ka qenë më i përfoluri ditëve të fundit pasi është raportuar për një ofertë të Real Madridi për të në vlerë prej 160 milionë eurosh.

Megjithatë, kjo ofertë u raportua se u refuzua nga klubi francez, ndërsa saga për transferimin e tij vazhdon.


Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, i cili ka konfirmuar se Mbappe dëshiron të largohet, por Real Madridi po sillet jashtëligjshëm.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo: Mbappe dëshiron të largohet, por Real Madridi po vepron jashtëligjshëm
Lexo po ashtu Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo: Mbappe dëshiron të largohet, por Real Madridi po vepron jashtëligjshëm

Përveç saj, Leonardo ka zbuluar edhe refuzimin që i bën ofertës së Real Madridit dhe kushtet që do të lejonin largimin e Mbappes nga Parc des Princes.

“Ne i thamë ‘JO’ ofertës së parë të Real Madridit, por nëse kushtet tona plotësohen, do të shohim”, ka thënë fillimisht Leonardo për RMC Sport.

“Ne i bëmë dy oferta të rëndësishme Mbappes. Duam t’i dëshmojmë atij se ai është një lojtar i rëndësishëm, në qendër të projektit, por jo mbi projektin”.

Drejtori i PSG-së, foli tutje për ofertën dhe ‘lojën’ e Realit.

“Duket si një strategji që të përpiqen të marrin një ‘JO’ nga ne, të tregojmë se ata kanë provuar gjithçka dhe të presin për një vit për të marrë Mbappen falas. Kylian gjithmonë premtonte se nuk do të largohej falas”.

“Oferta zyrtare e Real Madridit është shumë larg asaj që duam për Kyilian. Po, është rreth 160 milionë euro. Është më pak se sa kemi paguar për të më 2017”.

“Nuk kemi në plan të flasim përsëri me Realin për Mbappen. Afati është 31 gusht në mesnatë. Kështu është afati i transferimeve: ne e mbajmë atë dhe zgjasim kontratën. Por, ne nuk do ta lëmë të shkojë për më pak se sa kemi paguar kur i kemi ende borxh Monacos”.

Zbulohet premtimi i PSG-së për Mbappen në lidhje me ofertën e Real Madridit
Lexo po ashtu Zbulohet premtimi i PSG-së për Mbappen në lidhje me ofertën e Real Madridit

“Ne kurrë nuk e hapëm derën për një largim të Kylian Mbappe. Asnjëherë. Njerëzit thonë se unë dua të shesë dhe jo Nasser Al-Khelaifi, por unë dhe Nasser mendojmë të njëjtën gjë. Ne jemi në të njëjtën pikë. Por nëse një lojtar dëshiron të largohet, kjo ndodh vetëm në kushtet tona”.

“Nuk kemi asnjë plan për të folur përsëri me Real Madridin. A do ta ngrejë Real Madrid ofertën? Nuk e di. Unë di vetëm atë që thashë në lidhje me qëndrimin e Real Madridit. Ata kanë punuar në Mbappen për dy vjet, duke folur me të gjithë, familjen…”, përfundoi drejtori i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori