Leonardo DiCaprio në qendër të kritikave për investimin në një hotel luksoz në Tel Aviv mes konfliktit Izrael-Palestinë

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, është përballur me kritika për shkak të investimit të tij në një kompleks luksoz turistik në Tel Aviv, Izrael.
Projekti, i cili ka marrë miratimin nga Komiteti i Planifikimit dhe Ndërtimit të Distriktit të Tel Avivit, pritet të shtrihet në mbi 50,000 metra katrorë dhe DiCaprio zotëron 10% të tij.
Fillimisht parashikohej të kishte 180 suita në dy godina me nga gjashtë kate, por plani është zgjeruar në një hotel me 14 kate dhe 365 dhoma, me një marinë prej 8,000 metrash katrorë me qasje direkte.

DiCaprio po ashtu e ka promovuar projektin si një nga më të qëndrueshmit në Izrael.

Megjithatë, investimi i tij është parë me sy kritik për shkak të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Palestinës, veçanërisht në kontekstin e situatës në Gaza, ku mbi 18,000 fëmijë raportohet të jenë vrarë.

Kritikat lidhen me përfshirjen e tij në një projekt luksoz në një zonë të përfshirë nga konflikti dhe vuajtjet.
Ky nuk është investimi i parë i DiCaprios në Izrael; ai më herët ka investuar edhe në kompaninë e rrjeteve sociale Mobil dhe në Aleph Farms. /Telegrafi/



























































