Ata janë në lidhje që nga dhjetori i vitit 2017-të dhe gati dy vjet më vonë, dyshja ende po kalojnë kohë së bashku.

Leonardo DiCaprio, 44 vjeç dhe Camila Morrone, 22 vjeçe, morën vëmendje të shtunën në Malibu duke luajtur volejboll në plazh me disa miq të tyre, ndërsa shijuan fundjavën.


Dyshja dukeshin mjaft të lumtur në lojë kur ata buzëqeshën dhe bënin shaka rreth njëri-tjetrit.

17988396 7420793 image m 98 1567460734640 Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone në Malibu (Foto: Backgrid)

Bukuroshja u shfaq e mahnitshme me një palë xhinse dhe bikini ngjyrë gri, linjat trupore të së cilës janë për t'u admiruar.

Çifti kohët e fundit është raportuar se romancën e tyre do ta kurorëzojnë me një martesë, e cila do të mbahet në fund të këtij viti.

Kujtojmë që aktori i Hollywoodit është i njohur për faktin se kurrë nuk ka dalë me një vajzë më të vjetër se 25-vjeçare. /Telegrafi/

17988414 7420793 Casual The Wolf of Wall Street star skipped out on the beach att a 15 1567496661652 Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone në Malibu (Foto: Backgrid)

17988418 7420793 image m 112 1567463759120 Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone në Malibu (Foto: Backgrid)