Këngëtarja britanike aktualisht është duke qëndruar në Los Angeles për përgatitjen e albumit të saj të dytë, dhe është aq e përkushtuar në realizimin e këtij albumi, saqë e ka refuzuar ftesën për ta vizituar Shtëpinë e Bardhë.

“Leona ka qenë e ngazëllyer për ftesën për darkë që ia ka bërë Obama. Ajo vërtet ka dashur ta takojë atë dhe gruan e tij Michelle. Mirëpo, fatkeqësisht ajo nuk mund të shkonte pasi që është e angazhuar shumë me realizimin e albumit të saj të dytë”, ka thënë një burim për “Daily Mirror”.