Këngëtari nga Ferizaj, Leon, ka publikuar këngën më të re, të cilën e ka publikuar me video-tekst në YouTube.

"Faje" titullohet kënga, e cila është realizuar në bashkëpunim me Elda Qalajn.


Driton Kamenica është kujdesur për incizimin, miksimin dhe masterizimin.

Tekstin e ka shkruar vet Leon, kur instrumentali është realizuar nga BeatsbySV.

Për realizimin e video-tekstit është angazhuar Besmik Rekaj

Kënga është me tematikë dashurie. /Telegrafi/