Lenjani: Efektet e vaksinës mund të zgjasin deri në 12 orë, të sëmurët të konsultohen para vaksinimit
Drejtori i Klinikë Emergjente Basri Lenjani tha se pandemia e ka penguar shërbimin emergjent, për shkak se aty trajton pacientët me lëndime nga më të ndryshmet.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se Klinika Emergjente iu ka dhënë prioritet të gjitha rasteve si goditjet në tru, zemër, gjendjeve aksidentale etj.
Mes tjerash, Lenjani shtoi se mund të ketë ndëshkime për mjekët të cilët dërgojnë pacientin pa ndonjë kriter në nivelin e shërbimit dytësor.
“Po e ka penguar shërbimin emergjent. Në rastet e sëmundjeve të cilat kërkojnë trajtim mjekësor në shërbimin klinik emergjent për shkak se shërbimi klinik emergjent përveç sëmundjeve, lëndimeve dhe helmimeve është ballafaquar edhe me pritjen e të sëmurëve me Covid-19.
Poashtu shumica e klinikave janë të stërmbushura me pacientë të cilët vuajnë nga COVID dhe zakonisht këtyre pacientëve u është humbur e drejtë për tu pranuar në spital për shkak të mungesës së vendeve”.
“Në kuadër të Komitetit të shërbimit spitalor iu kemi dhënë prioritet të gjitha rasteve si goditjet në tru, zemër, gjendjeve aksidentale. Mendoj se pa një sistem të mirëfilltë të referimit dhe mjekët të cilët e dërgojnë pa ndonjë kriter në nivelit e shërbimit dytësor mund të ndëshkohen sipas ligjit që e përcakton ligji për shëndetësi. Nëse nuk do të kemi ndëshkime në aspektin e sistemit të referimit nuk mund të dërgohet një i sëmurë i cili më parë nuk ka kryer asnjë ekzaminim në nivelin parësor dhe dytësor e ngarkojnë shërbimin klinik emergjent”, tha ai.
Sipas tij, në bazë të ligjit për kujdesin emergjent mjekësor Klinika Emergjente ka në dispozicion 50 lloje të barnave të listës emergjente, duke shtuar se mungojnë stoqet rezervë.
“Deri tani klinika është e pajisur me pajisje mjekësore dhe me barna të natyrës emergjente. Në bazë të ligjit për kujdesin emergjent mjekësor klinika emergjente ka në dispozicion 50 barna të listës emergjente. Këto barna aplikohen në mënyrë ampulare”.
Lenjani ka folur edhe për vaksinën antiCOVID-19. Ai tha se marrja e vaksinës mund të ketë efekte të përgjithshme si të një gripi sezonal me kokë dhimbje, gjë e cila mund të zgjasë 12 orë.
Ndërsa, ai apeloi te personat që kanë probleme me zemër, tru, enë të gjakut dhe sëmundje të mushkërive të konsultohen me mjekun e tyre në mënyrë që të mosvije te ndonjë ndërlikim.
“Secila klinikë ka dërguar listën e punëtorëve mjekë infermierë dhe stafit mbështetës. Unë si drejtor klinike jam vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 dhe afër 50 % kanë marrë vaksinën dhe shpresojmë që në ditët në vazhdim edhe personeli tjetër do të marrin vaksinën sepse mund të ketë efekte lokale dhe mund të ketë ndonjë efekt të përgjithshëm po zakonisht janë emetim të një gripi sezonal me kokë dhimbje, me temperaturë, dhimbje muskulore dhe shpeshherë mund të ketë me marramendje”.
Ai tha se këto efekte mund të zgjasin jo më tepër se 12 orë.
“Por këto efekte mund të zgjasin jo më tepër se 12 orë dhe zakonisht kalojnë me marrjen e paracetamolit. Mirëpo këshilla ime është që të përcaktohet një ekspert i cili në mënyrë të saktë do t’i përcaktonte indikacionet të marrjes së vaksinave sidomos të personave që kanë sëmundje sepse para marrjes së vaksinës ekziston një parambrojtje për personat që kanë probleme me zemër, tru enë të gjakut më sëmundje të mushkërive paraprakisht duhet të konsultohet me mjekun e tyre në mënyrë që të mos vijë ndonjë ndërlikim. Por mund të paraqitet vetëm ndonjë rast me alergji, por kjo varet nga secili individ sepse organizimi i njeriut është specifik për veten”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025