Lëndohet një policë në Prishtinë

Një policë në Prishtinë ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një person me derën e veturës.
Sipas Policisë, i dyshuari derisa ka qenë në lëvizje me automjet dhe është ndaluar nga njësiti policor, në shenjë revolte fillimisht ka refuzuar të prezantojë dokumentacionin personal e më pas me derën e veturës ka goditur zyrtarin policor, i cili ka pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Foto: Ilustrim
Nga
Telegrafi
11/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































