Lëndohen tre persona në një aksident në Drenas, e përfshirë dhe një veturë e policisë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Tre persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 06:00 në një aksident mes dy veturave në Drenas.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, njëra nga veturat e aksidentuara është edhe një veturë zyrtare e policisë.
“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën se në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura (njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë).
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































