Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Tomoc të Istogut.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa pesë persona kanë pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e pësuara.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas disa prej tyre në emergjencë për trajtim të mëtejshëm”.