Një paralajmërim për tsunami u lëshua për Samoa amerikane dhe Hawaii.

E gjithë kjo pas një tërmeti të fortë me fuqi 8.0 shkallës në Paqësor, në veri të Zelandës së Re.


Tërmeti ishte rreth orës 20:30, ku epiqendra ishte në veri të Zelandës së Re, në një thellësi prej 10 kilometra, pranë ishullit Rangitahua.

Këto ishuj i përkasin Zelandës së Re dhe ndodhen pothuajse 2000 kilometra në jugperëndim të Samoas dhe mbi 6800 kilometra nga Hawaii.

Një paralajmërim për tsunami u lëshua gjithashtu për bregun verilindor të Zelandës së Re dhe mbrojtja civile urdhëroi banorët të "lëviznin menjëherë në kodrat më të afërta ose sa më në brendësi të ishte e mundur". /Telegrafi/

https://twitter.com/PTReid684/status/1367570407960678403