Opozita ka shpeshtuar zërat për ngritjen e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Por këtë nismë nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, që njëherësh është edhe ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, po e vlerëson si joserioze.
Lekaj thotë se opozita po tallet me qytetarët, pasi që nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, madje thotë se nuk ka asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë.
Thotë se Haradinaj do të mbahet në mend për “vendimet e dobishme”.
“Opozita është munduar që prej ditës së parë ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj, por deri më tani nuk ka seriozitet, sepse as nuk i kanë numrat, as nuk kanë arsye. Mirëpo, unë i them opozitës, ju lutem mos bëni shaka me qytetarët. Nëse i keni numrat thirreni mbledhjen e jashtëzakonshme te Kuvendit, bëjeni mocionin dhe ne jemi të përgjegjshëm ndaj votës së qytetarëve dhe nëse e kanë shumicën ne pajtohemi. AAK-ja është serioze në punë e vet. Haradinaj ka qenë ndër kryeministrat që do të mbahet mend për vendimet e dobishme dhe trajtimin e temave që nuk janë trajtuar për 20 vjet”, tha Lekaj, për EkonomiaOnline.
Vendimi për Ushtrisë, taksa ndaj prodhimeve serbe, vendimi për Trepçën, vendimi për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” dhe reforma në administratën publike, sipas nënkryetarit të AKK-së, kanë ndikuar që Kosova të duket shtet.
“Nëse e shikojmë tërë këtë punë të Qeverisë, ka ndryshime pozitive dhe për herë të parë mund të them se është ka i vjen era shtet Republikës së Kosovës, falë vendime të Kryeministrit dhe Qeverisë në përgjithësi dhe në këtë drejtim mendoj që nëse i shikojmë të gjitha këto nuk kemi asnjë arsye për shqetësim, por opozita nuk e sheh komplet punën tonë, ndoshta duhet me ua pru do syza që mund të shohin ma mirë punën dhe të mos e shohin vetëm zi. Ne po e kryejmë punën tonë dhe nuk na shqetëson fakti i iniciativave, sepse po t’i kishin numrat kaherë kishim shkuar në shtëpi. Përndryshe nëse i kanë numrat mos të presin dhe ta qesim mocionin për rrëzimin e qeverisë në Kuvend”, thotë ai.
I pyetur për vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për largimin e zyrtarëve shtetërorë që kanë aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, Lekaj thotë se është partiak dhe se nuk e obligon AAK-në, e as partnerët e tjerë të koalicionit që ta bëjnë një veprim të tillë.
“Mendoj që veprimet janë të ndara sepse ai është kryetar i një partie dhe nuk është marr vendimi në nivel të Qeverisë. Por sikur të ish marr vendimi në nivel të Qeverisë, kisha menduar ndryshe, pra ish dashur të respektohet çfarëdo marrëveshje që bëhet mes koalicionit. Është veprim ndaras dhe ai i sheh benefitet, apo dobësitë në partinë që e udhëheq dhe nuk jam ai që i komentoj. Por ne si AAK me liderin Haradinaj i kemi të ndara përgjegjësitë dhe nuk është marrë vendim në nivel të Qeverisë, por janë procese të ndara”, tha ai.
Vendimi i Veselit thotë se do të ishte kredibil po që se do të kishte sistem të mirëfilltë drejtësisë.
Ndërsa shton se edhe AAK-ja në Kuvendin e Punës ka nënshkruar kodin e etikës, i cili parasheh që zyrtarët e saj të jenë të pastër dhe kredibil.
“Por a duhet, ne si Aleancë në Kuvendin e Punës kemi nënshkruar kodin e etikës që jemi të parët ndër partitë dhe do ta implementojmë me përpikëri që të kemi njerëz të ndershëm. Por ajo që vlen të theksohet këtë vend ka procese pulitke, kur të jesh në procese gjyqësore të drejta dhe pa përzierje të politikës mendoj që çdo ministër, apo çdo zyrtar nëse i ngrihet një aktakuzë duhet ta lirojë vendin. Por kur e sheh që në atë aktakuzë ka 90 për qind sulme politike se sa profesionale, atëherë me të vërtetë është vështirë sepse e keni parë që me një deklaratë pa u argumentuar fare këtë vend opozita dhe individ të caktuar të bëjnë hajn pa pasur asnjë argument”, tha ai.
Vendimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për largimin e të gjithë zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, është përkrahur edhe nga shefja e BE-së, e cila ka kërkuar nga partitë e tjera që ta marrin si shembull këtë veprim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë