LAJMI I FUNDIT:

Lekaj e quan Kurtin “mashtrues në ikje”

Lekaj e quan Kurtin “mashtrues në ikje”

Ish-ministri i Infrastrukturës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mashtruar kur ka thënë se do të vendos reciprocitet me Serbinë.

Lekaj, e ka quajtur “mashtres në ikje”, Kurtin duke thënë se reciprociteti politik, ekonomik e tregtar është shndërruar në reciprocitet të crtifikatave fito-sanitare e veterinare.

“Mashtruesi në ikje mbrëmë pa fije turpi na tha se paska vendosur reciprocitet me Serbinë. Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të certifikatave fito-sanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumenteve të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjellë e diplomave? Këtu po ju bashkëngjis me zë dhe figurë ish-kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij”, shkruan Lekaj.