LAJMI I FUNDIT:

Lekaj dhe Markusz diskutojnë për progresin e projekteve infrastrukturore

Lekaj dhe Markusz diskutojnë për progresin e projekteve infrastrukturore
????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László Márkusz biseduan për rrjedhën e progresit të projekteve infrastrukturore, me theks të veçantë për autostradën “Arbën Xhaferi”, modernizimin e hekurudhave dhe Hapësirën e Lartë Ajrore të Kosovës.

Interesimit të diplomatit hungarez lidhur me taksën rrugore për mirëmbajtjen e autoudhëve në vend, ministri Lekaj iu përgjigj se një gjë e tillë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, por që do të bëhet në konsultim të gjerë të publikut dhe me një kosto që do të jetë e përballueshme për ekonominë e qytetarëve.

Ministri Lekaj e ka informuar ambasadorin edhe për angazhimin që të krijohen kushtet e duhura për transportuesit përgjatë autostradave të bëhen sipas kritereve evropiane, duhet të ketë vend-pushimore për ngasësit e maunave që transportojnë mallra.


Ndërsa, ambasadori László Márkusz, e ka njoftuar ministrin Lekaj se shteti i tij nëpërmjet sistemit të ITS-it, ka arritur që të vë tarifën më të ulët për rrugët që ka dhe pa implikime shpenzimesh të mëdha, që do të ndikonin në rritjen e kostos e tarifës së rrugëve.

Ministri Lekaj e ambasadori Márkusz, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në menaxhimin e Hapësirës së Lartë Ajrore të Kosovës si dhe mundësinë që jo shumë larg nga sot autoritetet vendore të marrin përgjegjësitë e plota në menaxhimin e hapësirës së lartë ajrore sa i përket aviacionit civil, punë të cilën sot e kryen kontrolli hungarez. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Kalo në kategori