LAJMI I FUNDIT:

Lejohet mbajtja e seancave të kuvendeve komunale

Lejohet mbajtja e seancave të kuvendeve komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në konsultim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave për mbajtjen e Kuvendeve të Komunave.

Asociacioni i Komunave të Kosovës njofton se ditë më parë adresoi kërkesën e komunave për fillimin e mbajtjes së seancave të Kuvendeve të Komunave.

“Kërkojmë dhe mendojmë që ka ardhur koha që komunave t’u lejohet organizimi i takimeve të rregullta të Kuvendeve të Komunave sepse po kemi shumë çështje të ndryshme e në mënyrë që këto të gjejnë zgjidhje, kërkohen edhe vendime të Kuvendeve të Komunave. Në këtë rast kërkojmë nga MAPL të fillojë me shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të Kuvendeve të Komunave” – thuhej në kërkesën e Komunave adresuar përmes Asociacionit të Komunave tek institucionet qendrore të Kosovës.


MAPL-ja pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ka kthyer përgjigjen për Kryetarët e Komunave: “Kuvendet e Komunave, mund të fillojnë realizimin e planit të tyre të punës të miratuar për vitin 2020, përkatësisht mund të rifillojnë me mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendeve të Komunave.

“Këto aktivitete Kuvendet e Komunave mund t’i realizojnë përmes video-konferencave, aty ku është e mundur, ndërkohë, nëse ndërmerren veprime të domosdoshme për shkak të situatës emergjente, takimet mund të zhvillohen në ambiente të përshtatshme po edhe të hapura dhe të ajrosura mirë, me distancë mes njëri-tjetrit, në përputhje të plotë sipas standardeve të OBSH-së. Do të thotë, komunat janë të obliguara me rastin e mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendeve të Komunave, t’i respektojnë me korrektësi masat e përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) dhe Ministria e Shëndetësisë, si: masat e distanicimit fizik, mbajtja e maskave dhe dorëzave, dezinfektimi i hapësirave publike ku mbahen mbledhjet e Kuvendit etj.

Po ashtu MAPL ka njoftuar se do të filloj të bëjë shqyrtimin administrativ të akteve të Komunave – në ndërlidhje të kërkesën sonë në këtë çështje”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori