Leicesteri vazhdon festën me fitore (Video)

Leicester City ka fituar ndaj Evertonit me rezultat 3-1.
‘Dhelprat’ kanë vazhduar me fitore dhe kjo ishte e merituar pasi thyen mysafirët në çdo aspekt gjatë gjithë ndeshjes.
Goli i parë erdhi nga Jamie Vardy në minutën e pestë, ndërsa Andy King shënoi golin e qetësisë së pjesës së parë në minutën e 33-të dhe me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushim.
Vardy shënoi edhe një herë, por këtë herë nga pika e bardhë në minutën e 65-të, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Kevin Mirallas.
Vlen të theksohet se Vardy dështoi nga pika e bardhë në minutën e 72-të.
Leicesteri ka siguruar titullin në javën e kaluar dhe kjo ishte vetëm një ndeshje për statistika. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































