Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka shijuar disa ditë pushimi në Spanjë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga partnerja e tij, Sara Hoxha si dhe nga disa miq të tyre të ngushtë.


I njëjti ka publikuar disa fotografi nga ky udhëtim, teksa shfaq disa momente të veçanta.

Screenshot 9 9 Foto: Screenshot/Instagram

Në njërën nga fotografitë, krijuesi i hitit “1 Goat për ty” shfaqet përkrah Sarës nga një avion privat.

Këngëtari i njohur sivjet ka qenë po ashtu shumë i angazhuar me projekte si dhe ka sjell një album të ri.

Screenshot 10 11 Foto: Screenshot/Instagram

“1 Goat për ty” mban titullin albumi i ri i Vulës, në të cilin ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës.

Veç tjerash, Ledri ka qenë goxha i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/