Ledri Vula dhe Lyrical Son kanë prezantuar ditën e sotme (e martë) projektin e ri muzikor.

“Omel” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Me paraqitje të nxehtë të disa vajzave, ambient veror shumëngjyrësh - kjo këngë ritmike tanimë ndodhet në YouTube.

Screenshot 14 21 Foto: Screenshot/YouTube

Producimi u bë nga Adea Kelmendi nën drejtimin e Besian Durmishit.

Videoja ndërkohë u realizua nga Supercut Studio.

Screenshot 15 18 Foto: Screenshot/YouTube

Artistët kanë bashkë edhe disa projekte të tjera, që janë pritur mjaft shumë nga publiku.

Ata veç tjerash në këtë periudhë janë të angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme. /Telegrafi/