Është kthyer nga Gjermania bashkë me familjen për të kaluar disa ditë pushimi në plazhet e jugut.

Fjala është për këngëtaren e njohur shqiptare, Ledina Çelo, e cila nuk i kursen fotografitë në rrjetet sociale, derisa vë në pah linjat trupore.


Disa të tilla i ka ndarë edhe gjatë ditës së sotme (e enjte), e veshur me një palë bikini të bardha dhe duket mjaft atraktive.

"Një kohë shumë e mirë në shtetin tim të bukur", ka shkruar 42-vjeçarja, ku në fotografi shfaqet me të bijën.

Artistja Çelo është martuar në vitin 2009 me ish-kampionin e kickbox-it, Naim Kabashin.

Biondja ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë, por që vazhdon të mbahet mend për hitet e vjetra që ka realizuar. /Telegrafi/

66181970 394225764561549 9158765681069399661 n Ledina Çelo/Instagram