LeBron James shkëlqen me 51 pikë, La Lakers mposhtin Miamin

Njëri nga basketbollistët më të mirë ka pasur NBA, LeBron James ka pasur edhe një paraqitje spektakolare.
Ylli amerikan ka shkëlqyer në fitoren e Los Angeles Lakers në udhëtim tek Miami Heat.
Ekipi i udhëhequr nga Luke Walton ka mposhtur Miamin me 16 pikë diferencë 113:97.
LeBron James ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 51 pikë të shënuara, tetë kërcime, tre asistime, dy topa të rrëmbyer dhe një bllokadë.
Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe Caldwell Pope me 19 pikë, ndërsa Kyle Kuzma shtoi 15 të tjera.
Tek vendasit më efikasi ishte Wellington me 19 pikë, ndërsa ka 17 të tjera i shtuan Johnson dhe Richardson por që nuk mjaftuan për fitore.
Fitore ka shënuar edhe Portland Trail Blazers si mysafir i Washington Wizards me rezultat 109:119.
Damien Lillard ishte fantastik në këtë takim me 40 pikë të shënuara, pesë asistime e shtatë kërcime.
Cj McCollum gjithashtu pati ndeshje të madhe me 25 pikë e shtatë kërcime.
John Wall me 24 pikë dhe Oubre me 19 të tjera ishin realizuesit më të mirë tek Wizards. /Tlegrafi/ Rezultatet:Minnesota Timberwolves – Memphis Grizlies 87:100
Miami Heat – LA Lakers 97:113
Orlando Magic – New York Knicks 131:117
Washington Wizards – Portland Trail Blazers 109:119
San Antonio Spurs – Golden State Warriors 104:92


















































