Kemi ardhur në ditët finale para ndeshjes më të madhe të vitit në NBA, që është ajo e All-Star.

Tanimë dy kapitenët, LeBron James nga Konferenca e Perëndimit dhe Kevin Durant nga ajo e Lindjes kanë zgjedhur lojtarët që do t'i kenë në ekipet e tyre.


I pari që ka zgjedhur ka qenë LeBron James duke pasur më shumë vota dhe në ekipin e tij ka marrë grekun Giannis Antetokounmpo, derisa Kevin Durant mori qendrën Joel Embiid.

Përveç James e Giannis, në Team LeBron do të jenë edhe Stephen Curry, DeMar DeRozan dhe Nikola Jokic.

Screenshot 2 45

Ndërkohë tek Team Durant, përveç kapitenit janë edhe Joel Embiid, Ja Morant, Jayson Tatum, Trae Young dhe Andrew Wiggins.

Dy kapitenët kanë zgjedhur edhe nga gjashtë basketbollistë rezervistë.

I pari që bëri zgjedhjen për lojtarët rezervë ishte Kevin Durant që në ekipin e tij ka marrë LaMelo Ball, Devin Booker, Rudy Gobert, Zach LaVine, Khris Middleton, Dejounte Murray dhe Karl Anthony Towns.

Screenshot 1 56

Në anën tjetër LeBron James ka marrë për bankën rezervë emra si Jimmy Butler, Luka Doncic, Darius Garland, James Harden, Donovan Mitchell, Chris Paul e Fred VanVleet.

NBA All Star do të zhvillohet më 20 shkurt në Clevelaand me fillim nga ora 00:30 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

telegrafi sport app