Mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada, ka treguar se është ftuar për ndeshjet e marsit në Kosovë.

Ai ka munguar për një vit e gjysmë te Kosova, pasi kishte mosmarrëveshje me Bernard Challandes.


Paqarada po zhvillon ndeshje të mira te St Pauli tash e një kohë është pritur kthimi i tij te Kosova.

GetPaidStock.com 62d2a88a883a9

“Në muajt e fundit ne kemi qenë gjithmonë në kontakt, në fakt gjithmonë kemi shkëmbyer pozitivitet. Shpresoj dhe mendoj se do të jem përsëri atje. Mezi pres, ka qenë gjithmonë ndjenjë e bukur”.

“Pushimi ishte i mirë, por tani jam i emocionuar që do të luaj për vendin tim në kualifikueset e Kampionatit Evropian. Kjo është emocionuese dhe mua më ka munguar shumë gjatë një viti e gjysmë”, ka thënë Paqarada për ueb faqen e klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app