Milani ka qenë një nga skuadrat më aktive këtë afat kalimtar veror me transferimin e futbollistëve.

Rossonerët kanë marrë emra të rëndësishëm si Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic, Tijjani Reijnders, Samuel Chukwueze, Noah Okafor e të tjerë.


E për transferimin e futbollistëve të rinj dhe objektivat ka folur njëri nga yjet më të mëdha të Milanit, Rafael Leao.

Rafael Leao

Sulmuesi portugez ka deklaruar fillimisht se ka për qëllim ta fitoj Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve me Milanin derisa e ndien vetën lider për ta udhëhequr skuadrën.

“Mendoj se Milani është skuadra e duhur ku unë mund të vazhdoj karrierën për të realizuar qëllimet që kam, për të fituar Topin e Artë dhe Ligën e Kampioneve".

"Milani më ndihmoi të rritem dhe të fitoj titullin, tani unë ndihem lider dhe duhet të udhëheq skuadrën. Sezonin e fundit kemi bërë mirë, por kemi vuajtur për shkak të alternativave".

Tutje Leao ka thënë se afrimet e futbollistëve në afatin kalimtar veror e kanë forcuar dhe Milani nuk do të vuaj më ndaj rivalit lokal.

"Në dy ndeshjet me Interin, vuajtëm sepse nuk kishim lojtarë në stol, ndryshe nga ata. Por, afrimet e këtij sezoni na kanë forcuar dhe jam i bindur se situata ka ndryshuar. Kemi marrë lojtarë që na ndihmojnë", tha ndër të tjera sulmuesi portugez. /Telegrafi/

telegrafi sport app