Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot mban mbledhje, ndërkaq pritet të zyrtarizohen emrat e ministrave nga kjo parti.

Kryesia e LDK-së do të mblidhet në ora 16:30.


Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë.

Ai ka shtuar se sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së. /Telegrafi/