Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se transmetuesi publik i Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), që prej fillimit të parafushatës, e sidomos gjatë këtyre ditëve të fushatës zyrtare për zgjedhjet e 6 tetorit, sikurse edhe në të kaluarën, është shndërruar në mjet të propagandës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Edhe pse paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës dhe me ligj është e obliguar të sigurojë mbulueshmëri të paanshme të fushatës zgjedhore, RTK-ja, gjatë tërë kohës e luan rolin e mjetit propagandues të PDK-së dhe përdor asetet publike në shërbim të kësaj partie politike.
Portali rtklive.com, sikur edhe në të kaluarën, më shumë i ngjanë një faqeje të PDK-së, sesa një transmetuesi publik që paguhet me paratë e qytetarëve.
Në portalin e RTK-së, publikohen lajme të rrejshme që përkrahin fushatën e PDK-së dhe denigrojnë partitë tjera, kryesisht ato të opozitës së kaluar.
Brenda RTK-së është krijuar një ekip me eksponentë të njohur për njëanshmëri politike, të cilët po shkelin rregullat elementare të raportimit të paanshëm dhe profesional”, thuhet në njoftim.
Më tej LDK thekson se ky ekip, por edhe të tjerë që angazhohen sipas porosive të politike, kujdesen që oponentëve të PDK-së të mos ua transmetojnë kritikat e akuzat ndaj PDK-së, kurse të transmetojnë akuzat e PDK-së ndaj oponentëve të saj politikë.
“Kjo, jo vetëm se përbën shkelje të obligimit ligjor të RTK-së, por është rast eklatant i aplikimit të censurës.
Për të shkuar më tej, në shërbimin ndaj PDK-së, RTK-ja, e shndërruar në zyrë propaganduese të PDK-së, përmes kronikave gjoja hulumtuese, në edicionet e saj të lajmeve, po mundohet ta paraqes kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, si të vetmin lider politik të Kosovës që, sipas tyre, po angazhohet për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
PDK-ja ka arritur ta shndërrojë RTK-në në mjet të propagandës së saj, por nuk po mund ta ndalë shpërfaqjen e realitetit kosovar, shkaktar i të cilit është qeverisja e saj.
PDK-ja, si duket ka harruar se qytetarët e Kosovës nuk e kanë vetëm RTK-në burim informimi. Qytetarët e Kosovës, tashmë mund të informohen edhe përmes mjeteve tjera të komunikimit masiv, përfshirë edhe rrjetet sociale, të cilat po shpërfaqin realitetin dhe rrugën për ndryshimin e domosdoshëm të tij.
PDK-ja, sikurse çdo institucioni tjetër vital të Kosovës, po i shkakton dëm RTK-së, shikueshmëria e të cilës ka rënë dukshëm, pikërisht për shkak të anshmërisë së saj të skajshme ndër vite”, thuhet më tej në njoftim.
Lidhja Demokratike e Kosovës iu bën thirrje vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të rregullave zgjedhore nga transmetuesi publik që paguhet me taksat e qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?