Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka mohuar se në këto momente Kryesia e LDK-së është duke mbajtur mbledhje, ndonëse në media u raportua se është duke ndodhur një gjë e tillë.“Jo nuk është vërtetë, nuk kemi mbledhje”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.I pyetur se a do të ketë takim në mes kryetarit Isa Mustafa dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, zëdhënësi i LDK-së, shtoi se deri tash nuk është caktuar ndonjë gjë.

Besian Mustafa foto Ridvan Slivova 2“Deri në këto momente nuk është caktuar diçka”, u shpreh Mustafa.


Ndryshe, dje nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri pas takimit të kryesisë së LDK-së për mediat ka thënë se gjatë këtyre dy ditëve do të ketë takime midis dy partive dhe se ka ende gjasë për koalicion me VV-në.Problemi kyç mes dy partive po vazhdon të jetë posti i kryeparlamentarit i cili ushtrohet tani nga Glauk Konjufca i zgjedhur më 26 dhjetor. /Telegrafi/