Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se partia e tij nuk do të përkrahë pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja në seancën e nesërme.
Derisa dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma-AKR thanë se do të votojnë pro një pakoje të tillë.
Deputeti i LDK-së thotë se propozimi i PDK-së është vetëm një projekt-rezolutë dhe nuk është obliguese për qeverinë në detyrë.
“Në formën siç është nuk e përkrahim”, u shpreh Gashi për KosovaPress.
Përkrahje pakos 320 milionëshe të PDK-së për t’u ballafaquar me krizën pandemike i dha shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
Ai tha për KosovaPress se në këtë pako janë të përfshira edhe pikat e partisë së tij.
“Kemi edhe ne pikat tona kemi dy pako të propozuara. Është pako emergjente aktuale dhe ajo e stabilitetit ekonomik pas pandemisë. Do të inkorporojmë të dyja bashkë”, tha Haradinaj.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Nisma-AKR, Haxhi Shala u shpreh se janë të informuar për këtë pako dhe se do të koordinohen me PDK-në brenda seancës së nesërme.
“Në vija të trasha jemi të informuar në lidhje me këtë pako. Por gjithçka do të varet nga seanca dhe do të koordinohemi brenda seancës”, tha ai.
Ndërkohë gjatë ditës sotme, PDK i ka bërë thirrje gjitha partive parlamentare pa dallime të votojnë nesër për pakon emergjente. Sipas tyre ajo i adreson nevojat e qytetarëve në këtë krizë pandemie dhe ekonomike.
Pako emergjente e Qeverisë në detyrë është paraparë të jetë 170.6 milionë euro, ndërsa ajo e propozuar nga partia opozitare, PDK 320 milionë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?