LAJMI I FUNDIT:

LDK lëshoi mbledhjen e Kryesisë, shkak i mospajtimeve për nismën ligjore të Vjosa Osmanit

LDK lëshoi mbledhjen e Kryesisë, shkak i mospajtimeve për nismën ligjore të Vjosa Osmanit
Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit ka përfunduar mbledhjen e saj, ku në rend dite ishin shqyrtimi i tri nismave legjislative.

Njëra e filluar nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani për shqyrtimit për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Covid-19 dhe dy të tjera nga Partia Demokratike e Kosovës për plotësim/ndryshimin e ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe për shqyrtimin e masave shtesë për mbrojtje nga coronavirusi.

Mirëpo shefi i grupit parlamentar të LDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit,  Arben Gashi e Kujtim Shala e kanë lëshuar mbledhjen.


“Për shkak të pamundësisë që të kemi një marrëveshje edhe të pa dëshirës që të mirëkuptohet mënyra se si ne e kemi dhënë sqarime për këtë çështje, e kemi përsëritë disa herë procedurën me rregulla, nuk kanë dashtë me kuptu, ne e kemi lëshu mbledhjen e kryesisë jemi largu, në mungesë tonën nuk kanë marrë vendim ka mbet që të martën të takohemi edhe njëherë. Zonja Osmani është deputete dhe ka të drejtë me marrë nisma, ka marrë një nismë që është në procedurë por nuk mund të procedohet më tutje për shkak të pengesave”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka përmendur se të njëjtin qëndrim e kanë pasur edhe komisioni për legjislacion mirëpo, Osmani ka zgjedhur që të veprojë ndryshe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori